Google ADS

Zaev: Ministri i ri i Shëndetësisë është çështje ditësh

17:14 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri, Zoran Zaev, tha se së shpejti opinioni do të njihet me ministrin e ri të Shëndetësisë, zëvendësin e tij dhe ministrin e ri pa resor.

“Qytetarët por edhe gazetarët presin ministrin e ri të shëndetësisë, ne jemi në fund të bisedimeve me partnerët, mendoj se ditë janë në pyetje që ta publikojmë ministrin e shëndetësisë, ministrit pa resor dhe vendet tjera të zbrazëta”, tha Zeav, shkruan alsat m.

Ai tha se këto ditë po bëhen edhe bisedimet e fundit me partnerët e koalicionit për ta kompletuar përbërjen e Qeverisë.

Përndryshe, Arben Taravari dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi u zgjodh kryetar komunë në Gostivar në zgjedhjet lokale./alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme