Google ADS

Deda: Zyra e Kryeministrit të tregojë se kur do të ndodhë liberalizimi

15:17 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës,  Ilir Deda ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tregojë nëse liberalizimi i vizave do të ndodh dikur.

Ai në një status në rrjetin social facebook ka komentuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit lidhur me liberalizimin e vizave.

Statusi i plotë:

“Nga Zyra e Kryeministrit paskan komunikuar sot se, ndër të tjera, “liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejtë sesa pritjet e pesimistëve”. Nëse pesimistët thonë që “kurrë s’do të liberalizohen vizat”, atëherë a po na thotë Zyra e KM që “liberalizimi do të ndodh dikur?”. Sepse “dikur” definitivisht është më shpejtë se “kurrë”. Çfarë tallje!”, ka shkruar Deda në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme