Delawie: Kosova nuk ka vend dhe kohë për të qenë e kënaqur

14:35 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Është lansuar sot zyrtarisht baza e të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionit mobil.

I pranishëm në të ngjarje ishte edhe ambasadori amerikan Greg Delawoie i cili tha me këtë rast se janë shumë të rëndësishme përpjekjet për ta bërë Qeverinë e Kosovës më të hapur ndaj popullit, shkruan arbresh.info.

“Bazat e të dhënave nuk kanë të bëjnë vetëm me teknologjinë por ato edhe i lidhin njerëzit me të dhëna. Nuk mendoj se ka diçka më të duhur se fillimi i një fushatë për njoftimin e opinionit publik se kanë informatat që u duhen. Gazeta zyrtare është pjesë e përpjekjes për ta bërë Qeverinë e Kosovës më të hapur ndaj popullit”, ka thënë Delawie.

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka vend dhe kohë për të qenë e kënaqur.

“Kosova s’ka vend dhe kohë për të qenë e kënaqur. Duhet të shfrytëzohen ditët e mira dhe të ndërtojmë suksesin në bazë të tyre, të shfrytëzojmë inovacionet e reja. Fushata e re për njoftimin e popullatës për gazetën zyrtare përbën pjesë shumë të rëndësishme”, është shprehur ai.

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1613130798752006/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme