Sot është datëlindja e të dërguarit të fundit të zotit Muhamedit. Me këtë rast Myftiu i Kosovë, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës.
Ai ka thënë se lindja e profetit Muhamed është ngjarja më e madhe në historinë islame, ku nga misoni i tij njeriu njohu Zotin.
Tërnava ka thënë se ditëlindja e tij është festuar tradicionalisht, ndërsa ka bërë thirrje që kjo ngjarje të festohet me devotshmëri, respekt e dinjitet.
Urimi i plotë i Tërnavës:
Të nderuar besimtarë e qytetarë të Kosovës!
Me rastin e 12 Rebiul eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam, kam nderin, kënaqësinë e respektin, që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal T’ju përgëzoj me urimet më të ngrohta duke u dëshiruar që këtë ngjarje të rëndësishme ta kujtoni, përjetoni e shijoni në mënyrën më të mirë të mundshme.
S’ka dyshim se për besimtarët mysliman 12- Rebiul Eveli – Datëlindja e pejgamberit Muhamedit a.s. paraqet një ndër datat e ngjarjet e një rëndësie të veçantë në historinë e qytetërimit e kulturës islame.
Lindja e Pejgamberit a.s., është ngjarja më e madhe në historinë islame, ngase misioni i tij prej pejgamberi e bëri njeriun që të njohë Krijuesin Fuqiplotë ndërsa Botën, që të ketë më shumë qetësi, drejtësi, paqe, lumturi, arsimim, edukim e përparim.
Të nderuar vëllezër e motra!
Tradita e festimit të datëlindjes së pejgamberit- Mevludi, te populli ynë është e kamotshme, dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ambiente e institucioneve fetare nga prijësit e ylematë tanë të shquar.
Mënyra e festimi të kësaj ngjarjeje ka një të kaluar të begatë që në mënyrën më të mirë ka shprehur respektin e dashurinë për Pejgamberin -Muhamedin a.s.
Këtë traditë e cila tash është mishëruar thellë në kujtesën e popullit tonë duhet vazhduar e kultivuar me devotshmëri, respekt e dinjitet, ngase me këtë kujtojmë pejgamberin, mision dhe shëmbëlltyrën e tij.
Të dashur besimtarë!
Në këtë natë të madhe, në këtë natë të rëndësishme ju ftojë që të kujtoni shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s. Kujtimi i Pejgamberit Muhamedit a.s., është një nga traditat e mira që duhet të kultivohen në familjen tona me qëllim që të njohim sa më mirë jetën dhe misionin e të dërguarit të Zotit.
Duke Ju dëshiruar shëndet, paqe, mbarësi e lumturi, më lejoni që edhe një herë T’ju uroj e përgëzoj me rastin e Mevludit!
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...