Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtaren e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Mimoza Hasani Pllana, mbi rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Kryetarja e këtij komisioni, Shqipe Pantina, është shprehur se Hasani Pllana ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Ligjin për shërbyes civil.
Sipas saj, MASHT nuk e ka përfillur rekomandimin për pezullimin e pozitës.
“Komisioni në bazë të Ligjit për RTK-në ka iniciuar këtë shkarkim. Anëtarja është e angazhuar në aktivitete që paraqesin konflikt të interesit. Në dy mbledhje është diskutuar për këtë, dhe gjatë ushtrimit në të njejtën kohë ka ushtruar pozitën e nëpunëses civile zyrtare për të drejtat e fëmijëve në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,” ka bërë të ditur deputetja Pantina.
Deputeti, Milaim Zeka, është shprehur se edhe dy anëtarë të tjerë e kanë situatën e njejtë.
Sipas deputetit, Nait Hasani, ajo duhet të shkarkohet dhe të hetohen edhe ata për të cilët flet deputeti Milaim Zeka.
“Sikur t’mi kishi dhon njo 30 mijë euro edhe un kisha lobu mos me m’shkarku,” është shprehur Hasani, duke përmendur takimet e anëtares së bortit të RTK-së me anëtarët e Komisionit.
Shqetësuese edhe sa raste të tjera të tilla janë deklaron deputetja, Teuta Haxhiu, duke përmendur edhe Këshillin për Trashëgimi Kulturore.
“Është momenti i fundit që seriozisht të merremi me këtë çështje dhe të hetohen edhe ratet e tjera,” është shprehur Haxhiu.
Deputetja Valentina Bunjaku është shprehur se ekzistonë nevojë shtesë që të zgjidhen njerëzit e duhur në vendin e duhur.
“Të zgjedhim anëtarë ashtu siç e kërkon ligji, pavarësisht gjinisë. Sot, është mirë të shkarkohet dhe të emërohet një anëtarë që e meriton.”
Ish-kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar, dhe aktualisht anëtare e komisionit, Xhevahire Izmaku, thotë se Mimoza e ka marrë pagën edhe si shërbyese civile edhe si anëtare e bordit.
“Kena me votu për shkarkim, dhe me gjithë respektin për Mimozën votoj për shkarkimin e saj,” është shprehur Izmaku.
/arbresh.info/
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...