Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka marrë pjesë në punimet e Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Rëndë të Fëmijëve. Me këtë rast ai përgëzoi punën e KKPEPRF-së dhe raportin e detajuar mbi të gjeturat e Komitetit në evidentimin e rasteve të punëve të rënda dhe të rrezikshme për fëmijët e moshës nën 18 vjet,shkruan arbresh.info.
Ministri Reçica tha se në të ardhmen do të ketë një angazhim më të madh institucional në parandalimin dhe eliminimin e përfshirjes së fëmijëve në punët e rënda dhe të rrezikshme.
Ai u zotua se me legjislacionin aktual si dhe në reformën ligjore, e cila do të avancohet, trajtimi i kësaj kategorie do të gjejë vend të merituar në shoqëri.
“Ju përgëzoj për punën e mirë, por nuk duhet të ndalemi këtu. Kujdesi për fëmijët do të jetë përherë një nga prioritetet më të mëdha të politikave tona preventive në mbrojtjen e gjeneratave tona të reja. MPMS do të ofrojë çdo herë mbrojtje institucionale në eliminimin e kësaj dukurie”, tha ministri Reçica.
Në raportin e KKPERF-së, i cili u prezantua sot dhe në të gjeturat Inspektoratit të Punës së MPMS-së, u konstatua se nga puna në terren e Inspektoratit nuk është evidentuar as edhe një rast i angazhimit të fëmijëve në punë të rënda.
Bazuar në raportin e KKPERF-së dhe zbatimin e Planit të Veprimit për vitin 2017, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe partnerët institucionalë, konstatuan se gjendja në këtë fushë është dukshëm më e mirë se vitet e kaluara. Me këtë rast u kërkuar që data-baza të plotësohet në vazhdimësi dhe të rritet efikasiteti i bashkëpunimit nga niveli qendror me pushtetin lokal, me theks të veçantë me Qendrat për Punë Sociale./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?