Kush nuk dëshiron të rikthehet në fëmijëri, pa pasur përgjegjësi, pa paguar taksa dhe pa pasur obligime ditore.
Megjithatë, pavarësisht kësaj dëshire, ne shpeshherë harrojmë sa e stresuar mund të jetë fëmijëria, e ditëve të sotme kjo periudhë është më stresuese se asnjëherë më parë, transmeton Telegrafi.
‘YoungMinds’ është organizatë e cila merret me shëndetin mendor të fëmijëve, dhe thotë se 1 në 10 fëmijë të moshës 5 – 16 vjet vuajnë nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor, si stresi, depresioni dhe shqetësimi – pra i bie që 3 fëmijë në çdo klasë kanë probleme të tilla dhe numrat vetëm sa janë në rritje!
Fëmijët, njësoj sikur të rriturit, përjetojnë stres, ndërsa burim i stresit të tyre mund të jetë bulizmi, divorci i prindërve, shpërngulja në qytet tjetër, presioni nga shokët dhe shoqet, etj.
Prandaj është e rëndësishme që prindërit ta kuptojnë kur fëmija i tyre po ka probleme të tilla dhe t’i adresojë ato menjëherë.
Këto janë disa shenja të cilat tregojnë se diçka është duke shkuar gabim me fëmijën tuaj:
Nuk dëshiron të shkojë në shkollë
Nuk është befasi të dëgjoni se fëmija thjesht nuk po dëshiron të shkojë në shkollë një ditë, por nëse kjo fillon të bëhet diçka e zakonshme, atëherë keni kujdes sepse mund të ketë ndonjë arsye të fortë prapa kësaj. Shumë gjëra mund ta shkaktojnë stresin në shkollë – testet, detyrat e shtëpisë, dhe në rastin më të keq ngacmimi!
Notat janë duke ndryshuar!
Shenjë tjetër e stresit janë edhe notat. Nëse jeni mësuar që fëmija t’i ketë të gjitha 5 apo 4, dhe papritmas fillojnë të marrin nota 2 dhe 3, atëherë pyeteni veten përse!
Ky ndryshim nuk ndodh brenda nate, dhe flisni me mësuesit, merrni pjesë në të gjitha takimet e prindërve, dhe monitoroni përpjekjen e fëmijës për të mësuar.
I ka ndryshuar shprehitë e ngrënies
Njësoj si me të rriturit, indikator i madh i stresit është edhe ushqimi. Kjo mund të ndodh në dy mënyra: kur fëmija hanë më shumë se zakonisht sepse e shfrytëzon ushqimin si ngushëllim, ose kur humbet interesin në ushqim!
Nuk e merr gjumi
Fëmijët të cilët vuajnë nga stresi shpeshherë kanë probleme me gjumë – nuk flenë gjatë natës ose bëjnë gjumë aspak kualitativ. /Telegrafi
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?