Rugova: Qytetarëve të Istogut po u bëhet një padrejtësi e madhe

11:15 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Istogut, njëherësh kandidati për një mandat tjetër në zgjedhjet e sivjetme lokale, procesHaki Rugova ka thënë se qytetarëve të Istogut po u bëhet një padrejtësi e madhe me vendimin e fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të dërguar në rivotim këtë komunë.

Rugova, në një konferencë për media bashkë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se ka mjaft fakte që ka pasur manipulime në tri qendra të votimit, shkruan arbresh.info.

“Kemi ofruar mjaft dëshmi edhe në PZAP dhe ka ende dëshmi të tjera që mund të paraqiten kudo. Procesi i votimit tek tri qendra është krejtësisht i manipuluar dhe ka mjaft fakte dhe konsideroj që nuk do të ishte mirë apo e padrejtë që istogasit ky procesi i brendshëm nuk është kontestuar nga askush. Qytetarëve të Istogut po u bëhet një padrejtësi sepse ata kanë dhënë fjalën e vet”, ka thënë Rugova.

Ndërkaq kreu i LDK-së, Mustafa ka thënë se do të kërkojnë nga Gjykata Supreme që ta anuloj vendimin e PZAP-it dhe të mos bëhet rivotimi në tërë komunën./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme