Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster.
Ministri Lancaster ka deklaruar se prezenca e tij tregon përkushtimin që Mbretëria e Bashkuar ka ndaj Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai është pyetur rreth formimin të ushtrisë së Kosovës me ç’rast ka thënë se partneriteti me NATO-n është i domosdoshëm për të ecur përpara.
“Prezenca ime këtu e tregon përkushtimin e vendit tonë për përkrahje ndaj Kosovës. Duam të ndërtojmë një platformë të qëndrueshme dhe të zhvillojmë marrëdhëniet tona. Është një test për Kosovën dhe jam i lumtur që Kosova dhe vendi jonë kanë punuar së bashku. Ne jemi vetëm në gjysmë rruge mirëpo çelësi i kësaj rruge është partneriteti me NATO-n dhe prezenca e NATO-s këtu dhe pengesat në rrugë do të hasim por do të punojmë së bashku”, është shprehur Lancaster./arbresh.info/
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...