Google ADS

Presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj u realizohet dëshira për përfshirjen e ShBA-së në dialog

08:59 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i është realizuar kërkesa e kamotshme për përfshirje të ShBA-së, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan arbresh.info.

Presidenti Thaçi këtë gjë e ka kërkuar që prej kohës kur edhe është thënë që dialogu në mes të dyja vendeve të kalojë në nivel presidentësh pasi që kjo konsiderohet edhe faza më e ndjeshme për të dyja vendet.

Thaçi po ashtu për përfshirje të ShBA-së, në dialog ka marrë premtim edhe nga zv.presidenti amerikan Mike Pence.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe në raportin e Këshillit Atlantik e në të cilin thuhet se ShBA-ja, duhet ta rimarr reputacionin e një  ndërmjetësi të vërtetë për t’u bashkuar me BE-në, në përpjekjet e tyre për të nxitur që bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të përfundojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Arbresh.info ka kërkuar përgjigje edhe nga presidenca se a kanë marrë ndonjë konfirmim zyrtarë se ShBA dhe BE tashmë do të jenë të dyja ndërmjetëse të këtij dialogu, por kjo e fundit nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Por, pavarësisht që presidenca vazhdon të hesht, arbresh.info mëson se presidenti Hashim Thaçi për këtë çështje do të flas ditëve në vijim.

Sipas analistëve politikë në vend përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme dhe një mundësi e mirë që procesi të japë rezultate pozitive.

Ata vlersojnë se me përfshirjen e ShBA-së, do të ketë edhe ritëm më të shpejtë të zbatimit të marrëveshjeve mes të dyja vendeve.

Përfshirjen e ShBA-së, në dialog e ka kërkuar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në vizitën e fundit në Bruksel ku edhe zhvilloi takim me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian. Federica Mogherini./arbresh.info/

Të ngjashme