Pacolli në SHBA: Demarkacioni me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë-Serbi mbeten çështje kryesore

08:14 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit të tij në SHBA po takohet me krerë shtetrorë.

Pacolli është takuar me ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Ëess Mitchel, i cili ishte i shoqëruar edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee, transmeton arbresh.info.

Në një status në rrjetin social facebook Pacolli ka shkruar se në këtë takim është rikonfirmuar bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat.

Statusi i plotë:

Një takim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës dy-palësh me aleatët tanë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington.

Takova në Departmantin Amerikan të Shtetit Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili ishte i shoqëruar edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.

Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme.

Jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë-Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca ynë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme