Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon sot konferencën e gjashtë vjetore ndërkombëtare në Prishtinë.
Konferenca e ndarë në dy panele diskutuese do të fokusohet në politikat e Kosovës për energji dhe ato mjedisore, si dhe në qasjet për avancimin e një agjende për zhvillim të qëndrueshëm të harmonizuar me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe Marrëveshjen e Parisit.
Përveç kësaj, konferenca do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e kërkesave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Kjo konferencë do të shërbejë si platformë diskutimi për politikëbërësit, shoqërinë civile dhe ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të krijuar baza të përbashkëta në rrugën e Kosovës për zhvillim të energjisë dhe dekarbonizim.
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin