Shifrës prej 7 milion euro dëmshpërblim të kërkesës së zëvendëskryeministri dhe ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj për për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tij në rastin”Kleçka” do t’i shtohet edhe një tjetër,raporton Arbresh.info.
Ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, ndaj të cilit të premten përfundoi maratona e procesit gjyqësor, në të cilën akuzohej për krim të organizuar dhe korrupsion, do të kërkoj dëmshpërblim ndaj shtetit edhe për procesin e padrejtë gjyqësor që i është bërë në rastin e njohur “MTPT”.
Krejt kjo, nëse vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e shpalli Limajn të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave në rastin MTPT bëhet i plotëfuqishëm nga Gjykata e Apelit.
8 vjet të ballafaqimit të tij me padrejtësi, Limaj nuk do t’ ia fal akujt.
Mbrojtësi i ish-ministrit të MTPT-së, avokati Tahir Rrecaj i ka thënë “Arbresh.info” se po pritet që vendimi i Gjykatës Themelore të bëhet i plotëfuqishëm dhe pastaj sipas tij do të bëhet një padi për dëmshpërblim, ose do të zgjerohet padia ekzistuese që është bërë për rastin “Kleçka”, e cila ka tre muaj që është dorëzuar në gjykatë për kompensim.
“Duhet të presim, sepse ky është një vendim vetëm i shkallës së parë, Prokuroria e ka të drejtën e ankimimit, nëse ankohet duhet me prit vendimin e Gjykatës së Apelit, nëse nuk ankohet brenda 15 ditëve ,aktgjykimi bëhet i formës së prerë dhe mund ta bëjmë një padi të re, ose ta zgjerojmë padinë ekzistuese”, është shprehur Rrecaj.
Ai thotë se e sheh më të arsyeshme që të zgjerohet kërkesa e padisë për kompensimin e dëmit material dhe jo material edhe për rastin e MTPT-së, nëse aktgjykimi i këtij rasti sipas tij bëhet i plotfuqishëm para se gjykata të vendos për kërkesë padinë për rastin “Kleçka”.
Sistemi i drejtësisë sipas avokatit Rrecaj, duhet të vetdijesohet një herë e mirë që të mos akuzoj dhe gjykoj njerëz pa prova dhe fake.
“Limaj nuk e ka përmendur ende këtë padi, por sigurisht që do të kërkojmë, pasi duhet të disiplinohen dhe vetëdijeohen prokuroritë dhe gjykatat që mos të ngritin aktakuza pa asnjë provë, siç ka qenë rasti i MTPT-së, por edhe gjykata që e ka autoritetin që në fazat e hershme të vlerësoj se nuk ka prova”, thotë Rrecaj.
Ai thotë se për të vendosur shifrën e dëmshpërblimit që do të kërkohet si kompensim, mbrojtja do ta bëjë një kërkesë dhe do të angazhohen ekspertë të cilët do të vlerësojnë se sa është dëmi moral që i është bërë Limajt për këto tetë vjet me këtë rast.
Limaj, në këtë proces gjyqësorë ngarkohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për krim të organizuar, gjatë kohës sa ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.
Bashkë me Limajn, akuzoheshin edhe Shpëtim Telaku, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi e Florim Zuka.
Ndryshe, afër 7 milionë euro është shuma që ish-komandant “Çeliku”, Fatmir Limaj ka kërkuar kompensim nga shteti për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tij në rastin “Kleçka”.
Përballja e tij tri herë radhazi me drejtësinë në rastin “Kleçka”, në të cilin rast akuzohej për krime lufte gjatë vitit 1999 dhe vërtetimi i pafajësisë, ka bërë që Limaj të kërkoj kompensim dëmi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e që arrin vlerën 6 milionë e 987 mijë e 314 euro.
Kjo padi erdhi pasi Limaj ka refuzuar ofertën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për dëmshpërblimin e kërkuar për rastin e njohur si rasti “Kleçka”.
Refuzimi i ofertës nga ana e Limajt ka ardhur, pasi shuma e ofruar nga KGJK, nuk arrinte as 1 përqindëshin nga shuma prej 7 milionë që kishte kërkuar.
Oferta e Komisionit për Kompensim të dëmit të KGJK-së ishte në vlerë rreth 7 mijë e 305 euro , shifër kjo që u cilësuar si ofertë simbolike nga ana e Limajt. /Arbresh.info/Gita Lushi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...