Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley ka paralajmëruar Korenë Veriore “se do ta rrafshojë” nëse të dy vendet fillojnë luftën.
Duke folur për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Haley theksoi se “nëse vjen deri te lufta, regjimi i Koresë Veriore do të shkatërrohet plotëisht”, shkruan express.co.uk, transmeton portali arbresh.info
“Ne kurrë nuk kemi kërkuar luftë me Korenë Veriore dhe ende nuk e kërkojmë. Por nëse një gjë e tillë ndodh, do të jetë për shkak të veprimeve të vazhdueshme të agresionit sikurse u dëshmua edhe dje”, shtoi ajo.
Ambasadorja gjithashtu zbuloi se Presidenti Donald Trump ka biseduar me liderin kinez Xi Jinping dhe ka kërkuar nga ai që të ndërpresë furnizimet me naftë për Korenë Veriore.
Deklaratat vijnë pasi Koreja Veriore ka testuar raketën balistike ndërkontinentale më të fuqishme deri tani, e cila përfundoi në ujrat e Japonisë./arbresh.info/
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë