Deri në 800 milionë punëtorë globlë do të humbasin vendet e punës deri në vitin 2030 dhe do të zëvendësohen nga një robobi.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Instituti Global McKinsey është gjetur se deri një e pesta e fuqisë punëtore në botë do të preket nga ky fenomen, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Në raport thuhet se një e treta e fuqisë punëtore në vende më të pasura si Gjermania dhe SHBA mund të kenë nevojë të ritrajnojnë për punë të tjera.
Operatorët e makinave dhe punëtorët e ushqimit do të goditen më së shumti.
Studimi thekson se India do të ketë vetëm 9% të vendeve të punës që do të zëvendësohen nga teknologjia në zhvillim.
Autorët i shohin detyrat e kryera nga agjentët e hipotekave, paralegalët, kontabilistët dhe disa staf të zyrës së posaçme, veçanërisht si e prekshme nga robotët.
Punët që kërkojnë ndërveprime njerëzore, siç janë mjekët, avokatët, mësuesit dhe bartendet, shihen nga McKinsey si më pak të prekura.
Punë të specializuara me paga më të ulëta, të tilla si kopshtari, puna hidraulike dhe kujdesi, gjithashtu do të ndikohen më pak nga teknologjia, parashikoi studimi.
Në vendet e zhvilluara, nevoja për arsim universitar do të rritet, pasi vendet e punës që kërkojnë arsim të ulët do të tkurren.
Vetëm në SHBA, 39 deri në 73 milion vende pune mund të eliminohen deri në vitin 2030, sipas raportit të McKinsey. E njejta gjë pritet të ndodh edhe në Britaninë e Madhe.
Autorët besojnë se bota do të përjetojë një tanzicion sikurse në vitet e hershme të 1900-tës, ku shumica e industrisë globale kaloi nga bujqësia në fabrikë./arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor