Merkel has në telashe të reja për formimin e qeverisë

21:41 | 29 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke hasur në një komplikacion të ri në përpjekjet e saj për të krijuar një koalicion në Gjermani, pasi një “luftë e re” ka shpërthyer edhe në partisë simotër të saj në Bavari.

Horst Seehofer, i cili ka qenë një nga aleatët më të fortë të Merkel në bisedimet e koalicionit, është duke u përballur me një tentavis për grusht shtet nga rivalët e CSU, shkuajnë mediat gjermane, transmeton portali arbresh.info

Merkel është vendosur që të kryejë bisedime vendimtare me Martin Shulz, takim i cili pritet të mbahet gjatë ditës së enjte.

Seehofer do të jetë gjithashtu në bisedimet, të organizuara nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier, por autoriteti i tij për të negociuar në emër të partisë së tij do të dëmtohet nga ngjarjet në Mynih.

Merkel tashmë po përballet me një fillim të ftohtë për negociata.

Një formë e marrëveshjes me SPD-në është shansi i fundit për Merkel, në mënyrë që të shmangë zgjedhjet e reja, pasi bisedimet me partitë më të vogla u shkatërruan këtë muaj.

Megjithatë, asaj do t’i duhet edhe mbështetja e aletavë të saj bavarez.

Horst Seehofer ka kritikuar politikat e saj karshi refugjatëve, ndërsa Markus Soder, personi që pritet të zvëndësojë atë, nuk është se ka ndonjë sipmati për Merkel.

Ndërkohë  Merkel përballet me një fillim të vështirë për bisedime me SPD pasi Kristian Schmidt, ministri i saj i bujqësisë, miratoi një vendim të BE-së për të miratuar një pestidic pa pëlqimin e kabinetit.

Shumë anëtarë të partisë SPD tani po kërkojnë që partia të nxjerrë një çmim të rëndë për çdo marrëveshje, në mënyrë që Merkel të qëndrojë në pushtet.

Partia mbetet e pavendosur nëse është e gatshme të marrë në konsideratë një koalicion të ri, ose do të ofrojë vetëm përkrahjen e qeverisë së pakicës nga jashtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme