Cavani pyet Neymarin nëse mund ta ekzekutoj penalltinë

21:59 | 29 Nëntor 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germaini ka humbur një mundësi të artë për të kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir ndaj Troyes.

Gjiganti francez ka fituar një penallti katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, por sulmuesi Edinson Cavani dështoi nga pika e bardhë, shkruan portali arbresh.info.

Cavani fillimisht pyeti Neymarin nëse ai mund të jetë ekzekutuesi i penalltisë, gjë të cilën e lejoi sulmuesi brazilian.

Megjithatë, reprezentuesi uruguaian dështoi me goditjen nga pika e bardhë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme