Ministria e Punëve të Brendshme sot ka konfirmuar lajmin se ditën kur kanë arrestuar dhjetra të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, poashtu kanë bastisur edhe shtëpinë e deputetit të RDK, Vesel Memedit në fshatin Çajlë të Gostivarit.
Mirëpo, policia nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë për arsyen e bastisjes duke u arsyetuar se kjo është bërë me urdhër të gjykatës.
“Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me datë 28 nëntor të këtij viti është kryer kontroll në shtëpinë e personit me iniciale V.M në fshatin Çajlë-Gostivar”, thonë nga MPB.
Sipas policisë, detajet e bastisjes së shtepisë së Memedit duhet të kërkohen nga Gjykata Themelore Shkupi 1./telegrafi
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...