Google ADS

Vitaminat dhe mineralet e nevojshme për gratë pas të 30-tave

21:19 | 29 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shtesat e vitaminave dhe mineraleve në formën e kapsulave kosniderohen mënyrë e mirë për të forcuar organizmin me vlerat ushqyese.

Gratë në të tridhjetat shpesh janë përqendrohen në parandalimin e plakjes, ruajtjes së shëndetit për një shtatzëni të mirë dhe për rritjen e energjisë, përcjellë portali arbresh.info

Disa vitamina dhe minerale ndihmojnë në arritjen e qëllimeve, prandaj është mirë që të merren shtesat e tyre.

Vitaminat E dhe C

Ka vitamina që ngadalësojnë procesin e plakjes, por gjithashtu ato mbrojnë radikalët e lirë që kontribuojnë në zhvillimin e shumë sëmundjeve të epokës moderne. Kjo është arsyeja pse çdo ditë duhet të konsumojmë 15 miligramë të vitaminës E, e cila forcon imunitetin dhe ka efekt anti-moshë. Është gjithashtu e dobishme që të mirren së paku 75 miligramë të vitaminës C , e cila zvoglon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitamina B9

Gratë që planifikojnë të mbeten me barrë duhet të marrin acid folik ose vitaminë B9. Të gjitha gratë pas moshës 19 vjeç duhet të marrin 400 mikrogramë të acidi folik.

LEXO EDHE: Rëndësia e kalciumit në organizmin tonë

Vitamina D dhe kalciumi

Gratë në të tridhjetat duhet të mendojnë për parandalimin e sëmundjeve të tilla si osteoporoza, e cila dobëson kockat. Prandaj është e rëndësishmë që ato të fillojnë të marrin një sasi të kalciumit. Ekspertët rekomandojnë se gratë nën moshën 50 vjeç duhet të konsumojnë 1000 miligram kalcium në ditë, ndërsa gratë shtatzëna dhe pleqtë duhet të marrin nga 1200 deri në 1500 miligramë kalcium. Kalciumin mund të konsumoni me kombinimin e vitaminës D, e cila rrit absorbimin e saj.

Hekuri

Hekuri është një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e grave dhe sidomos për gratë shtatzëna dhe ato me perioda të parregullta. Mungesa e hekurit në trup shkakton lodhje, rrit mundësinë e infeksioneve dhe parandalon temperaturën normale të trupit. Gratë duhet të konsumojnë 18 miligramë minerale të hekurit në ditë. Duhet të theksohet se vitaminat A dhe C lehtësojnë thithjen e hekurit në trup.

Magnesium

Ngërçet e pakontrolluara të muskujve? Ndjeheni të lodhur? Kjo do të thotë që në trupin tuaj mundon magnezi. Ky mineral është i rëndësishëm për muskujt, rregullon rrahjet e zemrës dhe funksionimin e gjëndrës tiroide. Në ditë duhet të konsumohen rreth 350 miligramë të magnezit. Mungesa e magnezit zakonisht krijohet nga konsumimi i tepërt i kafës, alkoolit dhe sheqerit./health/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme