Google ADS

Befasohet Allegri, tre lojtarë kërkojnë largimin

20:38 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Portali italian “Dagospia” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që ka lidhje me Juventus.

Sipas faqes së internetit që drejtohet nga Roberto D’Agostino, gazetar dhe personazh televiziv italian, në dhomat e zhveshjes të skuadrës bardhezi duket se është zhvilluar një sherr që ka ndarë skuadrën në dy fraksione: nga njëra anë kanë qenë “të vjetrit”, ata me më shumë eksperiencë te klubi torinez, nga tjetra, grupi i lojtarëve të huaj, përcjellë Telesport.

Një sherr ky gjatë të cilit nuk kanë munguar fyerjet e rënda mes dy palëve dhe që mund të ndryshojë planet e Juventus në merkaton.

Sipas “Dagospia”, tre futbollistë jo italianë kanë kërkuar të shiten në merkaton e janarit. /Telesport.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme