Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një bisede telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier ndau informacione mbi Samitin trepalësh të mbajtur nga Turqia, Rusia dhe Irani në nivelin e liderëve në Soçi më 22 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet presidenciale, mësohet se presidenti Erdoğan dhe presidenti gjerman Steinmeier kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Presidenti Erdoğan ndau informacione me homologun e tij gjerman mbi Samitin trepalësh të mbajtur nga udhëheqësit e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në nivelin e liderëve në Soçi më 22 nëntor, ndërsa diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjen siriane.
Në bisedimet ku është përqendruar mbi zhvillimet aktuale në Siri, Erdoğan vuri në dukje se procesi aktual ka për qëllim mbajtjen në prani të Kombeve të Bashkuara të zgjedhjeve e lira, të drejta ku drejt kutive të votimit do të mund të shkojnë të gjithë sirianët.
Erdoğan theksoi se ata i kushtojnë rëndësi të madhe zbatimit të një procesi politik, të lirë, të drejtë, transparent, gjithëpërfshirës i cili do të jetë i përcaktuar nga populli sirian dhe nën udhëheqjen e tij, siç parashikohet në rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Duke deklaruar se Kongresi Kombëtar i Dialogut që do të mbahet në Soçi do të ishte plotësues për Gjenevën, e jo alternativë, Erdoğan tha se në kongresin në fjalë nuk do të ketë vend për organizatat terroriste.
Gjithashtu në bisedën ku janë cekur edhe marrëdhëniet Turqi-Gjermani, presidenti Erdoğan dhe presidenti gjerman Steinmeier theksuan rëndësinë e përshpejtimit të sërishëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Të dy liderët në bisedë ndër të tjera kanë theksuar se ata duhet të ndërmarrin hapa të ndërsjellë në këtë drejtim./Anadolu Agency
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...