Liderët aktual të Premier Ligës, Man City do të përballen me Southampton në kuadër të xhiros së 14-të të Premierligës.
Manchester City në xhiron e fundit fitoi ndaj Huddersfield si msyafir me rezultat 1 me 2, duke arritur fitoren e 12 nga 13 të zhvilluara, shkruan arbresh.info.
Skuadra e Pep Guardiolës prinë në Premierligë me 39 pikë.
Southampton në ndeshjen e fundit mposhti Evertoin me rezultat bindës 4 me 1 dhe kjo ishte vetëm ndeshje e tretë që skuadra e Marcelinos arrin të shënojë më shumë se një gol.
Për Cityn në këtë ndeshje nuk do të paraqiten dy mbrojtësit, Benjamin Mendy dhe John Stones, për shkak të lëndimeve.
Takimi fillon nga ora 21:00. /arbresh.info/
Këto janë formacionet zyrtare:
Man City: Ederson, Walker, Kompany, Otamendi, Delph, Gundogan, Fernandinho, Sterling, De Bruyne, Jesus, Aguero.
Southampton: Forster, Cedric, Yoshida, Hoedt, Van Dijk, Bertrand, Højbjerg, Lemina, Romeu, Long, Redmond.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...