Antonio Miloshoski nga VMRO sonte në protestën para ministrisë së drejtësisë ka thënë se kanë qenë të akuzuar për regjim e megjithatë si tha ai tashmë e shohim rolin e regjimit, transmeton Zhurnal.mk
“Revanshizmi do të lind tjetër revanshizëm, apeloj deri tek organet e drejtësisë mos bëni padrejtësi dhe të ndani popullin sepse do të lindë padrejtësi dhe revanshizëm, këto arrestime të deputetëve dhe qytetarëve tjerë ka për qëllim që qeveria të mbulojë obligimin e saj që e ka ndaj projekteve të premtuara”, ka thënë Miloshoski.
Në këtë protestë të VMRO-së kundër paraburgimit të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në parlament që ishte mbajtur nga një grup simpatizantësh të VMRO ku i pranishëm ishte lideri Nikolla Gruevski, shoqëri atij i bënin vetëm dy deputet Antonio Miloshoski dhe Vlatko Gjorçev.
“Nesër do të dorëzohen ankesa, duam që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre tek familjet e tyre, nesër në ora 18 të jemi në numër më të madh”, ka thënë Gjorçev.
Ndërkohë që funksionarë tjerë të VMRO nuk ishin të pranishëm njejtë si mbrëmë në protestën para gjykatës penale, derisa protesta zgjati më pak se një orë./zhurnal.mk
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...