Cristiano Ronaldo i dyti më i ndjekuri në Instagram

19:46 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo është renditur në pozitën e dytë me më shumti ndjekës në Instagram.

Ylli portugez është ngjitur nga pozita e gjashtë në të dytën pasi ka arritur 116 milionë ndjekës, raporton Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Vetëm këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka më shumë ndjekës se Ronaldo, me 130 milionë ndjekës.

Ylli i Realit këtë e ka bërë duke postuar fotografi të familjes së tij dhe karrierës së tij.

 

32 vjeçari po ashtu në këtë vit është emëruar si futbollisti më i paguar në botë me 69 milionë euro në vit, nga magazina Forbes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme