Milioner është individi që ka një pasuri më të madhe se 1 milionë euro. E kujt nuk i pëlqen pasuria e madhe?
Çdo njeri dëshiron të bëhet i pasur dhe të fitoj shumë para. Disa njerëz mendojnë se kjo është detyrë shumë e vështirë, por, në realitet, nuk është! – transmeton Telegrafi.
T’u bërit milioner kërkon vetëm përkushtim dhe punë të madhe. Nëse dëshironi të bëheni milioner, ju duhet ta ndryshoni tërë stilin e jetesës.
Ndiqni këto këshilla për t’u bërë milioner në vitet tuaja të 20’ta:
Pasioni
Pasioni është shtysa e nevojshme për t’u bërë të suksesshëm. Nëse keni mjaftueshëm pasion për diçka, ju patjetër se do të bëheni të suksesshëm herët apo vonë. Për t’u bërë milioner, mbajeni pasionin lart dhe suksesi është i garantuar.
Investoni në vetveten
Investimi në vetveten është gjëja më e rëndësishme. Prandaj, nëse dëshironi të arrini diçka në moshë të hershme, investoni në vetveten dhe suksesi është i juaji!
Mbani shoqëri me njerëz që kanë të njëjtat qëllime si ju
Rrethojeni veten me njerëz të cilët janë të gatshëm të arrijnë diçka. Ata do t’ju ndihmojnë ta mbani mendjen në rrugën e duhur, dhe pastaj asgjë s’mund t’iu ndalë të bëheni të suksesshëm.
Qartësoni qëllime tuaja
Nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm, fillimisht duhet t’i keni të qarta qëllime tuaja. Nëse nuk jeni të qartë se ku dëshironi të arrini apo çfarë dëshironi të arrini, ju asnjëherë s’do të mund të bëni asgjë në jetë. Prandaj, që në fillim caktojani qëllimin vetes dhe punoni shumë për ta arritur atë!
Fillojeni biznesin tuaj
Për t’u bërë milioner, filloni me biznese të vogla. Nëse filloni biznese të vogla dhe humbni, ju do të humbni pak para dhe vetëm sa do të mbusheni me kurajë dhe forcë për të bërë më mirë herën tjetër! /Telegrafi
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...