Kryeministri Haradinaj takohet me komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci

18:10 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në vend dhe për proceset tjera në Kosovë.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e uroi komandantin e KFOR-it, Cuoci për marrjen e detyrës së re, duke e falënderuar për mbështetjen që KFOR-i i jep popullit të Kosovës duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për ndihmën e pakursyer për FSK-në, në rritjen e gatishmërisë së saj operacionale dhe teknike, me shpresë se kjo ndihmë do të intensifikohet, në avancimin e kësaj force, thuhet në njoftim.

Kryeministri Haradinaj  e njoftoi Gjeneral Major Cuoci-n për proceset që po zhvillohen në Kosovë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.

“Prania e KFOR-it në Kosovë është nja faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në vend por edhe për rajonin”, tha kryeministri Haradinaj.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i ofruar mbështetjen e mëtutjeshme në fushën e sigurisë dhe të proceseve tjera demokratike në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme