Google ADS

Greizmann: Kurrë nuk do të transferohem të gjiganti anglez

17:27 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Greizmann ka zbuluar në librin e tij se ishte afër transferimit në Arsenal.

Në verën e vitit 2013, Greizmann kishte vendosur të largohej nga Real Sociedadi pas një super sezoni që kishte kaluar në aspektin personal, raporton Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Antoine Greizmann si lojtar i Real Sociedadit

 

Grezimann ishte vetëm 22 vjeçar dhe kishte tërhequr interesim e gjigantit anglez, Arsenal. Klubi londinez kishte kontaktuar me agjentin e francezit, Eric Olhats nëpërmjet skautit të tyre, Gilles Grimandi.

Po në atë verë Arsenali kishte tentuar të transferojë Luis Suarez nga Liverpooli dhe Gonzalo Higauin nga Real Madrid.

Ylli i Atletico Madrid këtë e zbuluar në librin autobiografik të tij të sapo lansuar në treg.

“Unë isha në pritje, pritje, pritje. Isha në pritje të ndonjë lajmi dhe agjenti i im kishte thirrur Grimandin, i cili i kishte thënë të pres ende sepse Ëenger ështe ende i interesuar në shërbimet e tij”, shkruhet në librin e tij.

“Vetëm disa orë para se afati kalimtar të mbyllej, Grimandi na tregoi se Arsenali nuk do të bëjë ofertë. Unë nuk e pëlqejë që dikush të premtojë dhe në fund të mos ndodhë. Kur Eric më tregoi se Arsenali ka shfaqur interesim prap për mua, i thash që ta harrojë, pas refuzimit që ata na kishin bërë”, ka shkruar Greizmann në librin e tij autobiografik.

Arsenali kishte transferuar Yaya Sanogo

Arsenali në fund kishte nënshkruar sulmuesin francez Yaya Sanogo. /arbresh.info/

Të ngjashme