Haradinaj: Jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë luftëtarët e Sirisë

17:10 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zyra e Kryeministrit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansuan raportin “Të kuptuarit e faktorëve shtytës dhe tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”

Me rastin e lansimit të këtij raporti, kryeministri, Ramush Haradinaj tha se ideja e islamit radikal në Kosovë, është një shpifje e krijuar nga një agjendë e rrezikshme që ka qarkulluar në Kosovë.

“Ideja se islami është i rrezikshëm në Kosovë është ide false-shpikje. Kosova është atdhe i të gjithëve dhe jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë të gjithë që duan të kthehen. Kosova e merr përgjegjësinë që ta sigurojë jetën e të gjithëve”

“Në Kosovë tash të gjithë ne e kemi të qartë se nuk është lufta që më zhvillu islamin në Kosovë, me rrit e me kultivuar pasi islami ka qenë tradicional në Kosovë dhe ka bashkëpunu me fetë e tjera. Është agjendë e rrezikshme që rrezikon Kosovën. Kjo nuk është vetëm për faktin që shumica e popullsisë kemi identitet dhe bashkëpunojmë me etnitë tjera por duhet të kuptojmë që përveç rrezikut që i bën etnitetit tonë ideja e plasimit të një islami në Kosovë nuk bëhet por është tërësisht e një agjende që është e planifkuar në Kosovë. Dhe Kosova duhet t’i thotë jo kësaj”

“Mendoj se jo të gjithë kanë qenë në nivel të detyrës në të kaluarën dhe sot situata në Kosovë është ndryshe sepse vetëdija në Kosovë është ngritur. Por është ende shqetësuese një gjuhë propagandistike e disa prej të ashtuquajturve imam që përhapin ide të rrezikshme dhe kjo është e patolerueshme. Nuk bën të tolerohet në Kosovë. Kosova e merr përgjegjësinë me siguru jetën e secilit. Nuk mundet kerkush me i mashtru pafund qytetarët e Kosovës me këtë ideologji”, tha Haradinaj, raporton EO.

Në anën tjetër, ambasadori i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të rinjtë të mos përkulen para ideologjive të dhunshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme