Google ADS

Ballkani Perëndimor ka bërë progres më 2017 LIVE

15:51 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Ekonomike dhe Globale në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm Christian Leffler ka folur në konferencën “Avancimi i Ballkanit” organizuar nga Këshilli Atlantik, raporton arbresh.info

Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë e hartës së Evropës e cila këtë fundvit ka pasur progres, krahasuar me fillimin e vitit 2017.

“Ballkani Perëndimor ka një vend në këtë komunitetin e BE-së, ka sfida, është rrugë e vështirë, ka shumë punë, por objektivi është tek krijimi i një Evrope të madhe dhe të lirë. Ballkani është pjesë e gjeografisë, pjesë e urës në mes të, ka pasur progres, këtë viti ka treguar fokus të rinovuar. Ballkani është në formë më të mirë këtë fundvit, më mirë seç ishte në fillim të 2017-ës”, ka thënë ai.

Këshilli Atlantik dje në internet faqen e tij e publikoi raportin për strategjinë e re amerikane për Ballkanin, me titullin “Ballkani përpara: Strategjia e re e SHBA-së për rajonin”, në të cilin mes tjerash propozon edhe prani të përhershme ushtarake amerikane në Evropën Juglindore dhe ripërtëritje të reputacionit të SHBA-së si ndërmjetës i vërtetë /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme