Me Kombëtaret e moshave të Greqisë kanë luajtur disa futbollistë me origjinë shqiptare, ndërkohë që në vendin fqinj ka shumë bashkëkombës tanët që jetojnë atje dhe ushtrojnë sportin e futbollit.
Fiorin Durmishaj është një nga ata. Sulmuesi i Shpresave, është pjesë e Panionis në Superligën greke dhe për të së fundmi kanë nisur krahasimet me sulmuesin e njohur Jorgos Samaras.
Sipas asaj që shkruhet në mediat helene, Greqia po përpiqet ta bindë Durmishajn të bëhet pjesë e përfaqësueses së tyre. Sulmuesi është pjesë e rëndësishme e Shpresave, ndërkohë që në të ardhmen mund t;i bashkohet edhe ekipit të parë. /Sportal.al
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’