Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në hapjen e manifestimit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”, ka thënë se prodhuesit nuk e kanë aspak fajin për korrupsionin në Kosovë por se këtë faj e kanë vet politikanët, shkruan arbresh.info.
“Nuk keni ju faj për korrupsionin që është në Kosovë, fajin e kemi ne politikanët, ju jeni heronjtë e ri, të kohës së re sepse ju krijoni vende të reja të punës”, u ka thënë kryeministri Haradinaj prodhuesve.
Sipas tij, motoja e kësaj Qeverie me marrjen e mandatit ka qenë “bashkë mundemi”, dhe se ky është premtimi që siç thotë Haradinaj i kanë thënë prodhuesit vendor.
“Bashkë mundemi dhe me këtë moto e kemi filluar punën e Qeverisë dhe premtimi që e kemi thënë është që prodhuesi i Kosovës më nuk do të jetë vetëm dhe këtë e kemi dëshmu që në veprimet e para. Nuk janë vetëm politikat fiskale por janë edhe premtime të tjera dhe ju siguroj që nuk do të ndalemi”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj, madje ka bërë thirrje që produktet vendore të kenë përparësi.
“Nuk humbin tregtarët nëse konsumohet produkti vendor, tregtarët fitojnë dhe aftësohen sepse shkojnë dikund jashtë vendit edhe e shesin produktin e vet”, ka thënë ai.
Haradinaj, ka shtuar se duhet të ftojnë investitorë të huaj dhe se këtë duhet ta bëjnë së bashku me prodhuesit./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...