Rugova: Projektligji për Prishtinën nuk do të gjejë zbatim

13:33 | 29 Nëntor 2017
arbresh.info

Projektligji për Prishtinën  ka nene të panevojshme  rreth organizimit të Kuvendit Komunal dhe Kryetarit të Komunës, vlerëson deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Sipas tij, duhet të precizohet gjatë amandamentimit aspekti i sigurisë dhe ai i shëndetësisë, përfshirë faktin se a është i nevojshëm Spitali i Prishtinës.

“Definitivisht që është i nevojshëm. Por, ky ligj vështirë se do të gjejë zbatim nëse mbetet në këtë formë.”

“Nuk duhet të mendojmë vetëm për një mandat qeverisës, por që ka vizion për minimum në dhejtë vitet e ardhshme.”

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme