Google ADS

Vodhi 120 televizorë nëpër hotele për katër muaj

12:37 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një person është arrestuar për vjedhjen e më shumë se 120 televizorëve nga hotelet në jug të Indisë për një periudhë katër mujore.

Një zyrtar i lartë policor ka thënë për BBC se stafi i hotelit asnjëherë nuk kishte dyshuar në Vasudev Nanaiah, pasi ai ishte një klient “i denjë dhe i sjellshëm”, transmeton portali arbresh.info

Nanaiah gjithnjë lajmërohej në hotel me një valixhe mjaft të madhe, thotë policia.

Ai ishte kapur duke vjedhur një TV nga një hotel në tetor dhe ishte me kusht kur u arrestua sërish.

Policia pretendoi se ai iu kthye “zanatit” brenda disa ditësh nga lirimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme