Nait Hasani: Kisha ortodokse shqiptare të shtohet si bashkësi fetare

12:15 | 29 Nëntor 2017
arbresh.info

Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit për liritë fetare sipas deputetit, Nait Hasanit, duhet të përfshijë si bashkësi fetare edhe kisha ortodokse shqiptare.

“Mungon kisha ortodokse shqiptare. Nëse nuk e kemi, ortodoksët shqiptarë kujt do t’i nënshtrohen. Kërkoj që te bashkësitë fetare të shtohet kisha ortodokse shqiptare, e që është trashëgimi mjaftë e rëndësishme,” është shprehur Hasani.

Sipas tij, lirinë për të manifestuar fenë e kanë të gjithë individët, edhe nëse nuk e kanë statusin juridik, por kjo thotë se do të mundësonte raste të rrezikshme sikur që ka ndodhur nëpër botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme