“Amerika e lumtur të investojë në ardhmërinë e Kosovës”

10:37 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e mbrojtjes, Laura Cooper, vizitoi shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj. Kjo pas përfundimit të renovimit të kësaj shkolle, donacion nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrës për bashkëpunim në mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovës, njofton Klan Kosova.

Gjatë kësaj vizite, Cooper tha se Amerika është e lumtur të investojë në ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq kryetari në largim i kësaj komune, Muharrem Sfarqa tha se nuk ka projekt më të mirë për të mbyllur mandatin katërvjeçar./klankosova

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme