Nga Kuvendi kërkohet marrja e masave për dhunën ndaj grave

10:32 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me QKRMT-në dhe Qendrën për promovimin e drejtave të grave, ka zhvilluar aktivitet në funksion​ të ndërgjegjësimit dhe të nxitjes së veprimeve për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu- Kodra ka thënë se fatkeqësisht dhuna ndaj grave është një dukuri në rritje dhe institucionet përkatëse duhet respektuar ligjet në fuqi për parandalimin e kësaj dukurie.

Feride Rushiti drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se rastet e shpeshta të dhunës ndaj grave kanë përfunduar disa herë edhe me fatalitet, dhe për këtë ajo kërkon të merren masa për parandalimin e kësaj dukurie.

Edhe Lirie Kajtazi deputete, ka thënë se Kuvendi me rekomandime përkatëse duhet të marr masa ndaj dhunës së grave. Ajo po ashtu bëri thirrje që mos të keqtrajtohen gratë, sepse janë pjesë e shoqërisë kosovare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme