Personi që akuzohet për sulmin ku mbetën tetë persona të vrarë dhe 12 të tjerë të plagosur në Nju Jork është deklaruar që nuk ndihet fajtor për akuzat me të cilat rëndohet.
Sayfullo Saipov, i cili kishte arritur në SHBA nga Uzbekistani në vitin 2010, është deklaruar i pafajshëm në gjykatën federale, transmeton portali arbresh.info
Ai përballet me 22 akuza për vrasje dhe terrorizëm, duke përfshirë dhënien e mbështetjes materiale të të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Saipov u arrestua menjëherë pas sulmit të 31 tetorit në Manhatan.
Ishte sulmi më vdekjeprurës në qytet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore më 2001.
Shumica e akuzave bartin dënimin me vdekje, edhe pse prokurorët nuk kanë thënë ende nëse ata do ta kërkojnë këtë.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që Saipov të përballet me dënimin me vdekje./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?