Google ADS

KQZ gjatë ditës pritet t’i zyrtarizojë rezultatet

10:08 | 29 Nëntor 2017
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme do të publikojë rezultatet përfundimtare për 19 komunat që kanë shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së sotme do të dalin rezultatet përfundimtare, ndërsa për orën e saktë do të ju njoftojmë ndërkohë”, tha ai.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur më19 nëntor në 19 komuna./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme