Google ADS

Çavkov në paraburgim prej 30 ditësh

01:03 | 29 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka filluar të sjell vendime për 36 të arrestuarit në mëngjes.

Mitko Çavkov, ish-ministri dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri publike, ka marrë dënim me paraburgim prej 30 ditësh.

Më herët, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Zhaklina Peshevska është dënuar me arrest shtëpiak kurse për Igor Durllovskin është shpallur vendimi për paraburgim prej 30 ditësh, si organizator i protestave të dhunshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe tre persona tjerë janë dënuar me paraburgim prej 30 ditësh./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme