Google ADS

Shinzo Abe: Bota duhet të bashkohet për të “ndëshkuar” Korenë Veriore

01:00 | 29 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka reaguar menjëhërë pas lansimit të raketës balistike nga regjimi i Koresë Veriore.

Raketa balistike e testuar nga Kim Jong-un ka përfunduar në ujrat e Japonisë, duke nxitur frikë për fillimin e Luftës së Tretë Botërore, shkruajnë mediat japoneze, transmeton portali arbresh.info

Në lidhje me situatën e krijuar ka reguar edhe Presidenti Donald Trump, i cili ka theksuar se “SHBA-të do të trajtojnë këtë situatë”.

LEXO EDHE: Koreja Veriore merr masa, zëvendëson rojet kufitare pas dezertimit të një ushtari

Pas thirrjes së një mbledhje urgjente të qeverisë japoneze, Abe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bashkohen në zbatimin e sanksioneve për Korenë Veriore.

“Ne kemi paraqitur një protestë të rreptë kundër Koresë Veriore”, tha Abe. “Unë kërkoj nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të thërrase në një takim urgjent. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet dhe të zbatojë plotësisht sanksionet. Ne nuk do të japim asnjë akt provokues dhe do të tentojmë të shmangim presionin”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme