Trupi më i lartë fetar në Turqi e ka deklaruar monedhën Bitcoin si “të papërputhshme me Islamin”.
Drejtoria e Çështjeve Fetare, apo Diyanet, organizatë shtetërore fetare që merret me çështje fetare, tha se për shkak të spekulimeve që janë hapur këto monedha, ato nuk janë të përshtatshme që të përdoren nga myslimanët, shkruan euroneës, transmeton portali arbresh.info
“Blerja dhe shitja e monedhave virtual nuk është në përputhje me fenë. Ato mund të përdoren lehtësisht edhe në aktivitete të paligjshme, si pastrimi i parave dhe nuk janë nën mbikëqyrjen e shtetit”, tha Diyanet.
Vlerat e Bitcoin janë rritur gjatë muajve të fundit, duke iu afruar vlerës prej 10 mijë dollarësh, pasi monedha është pranuar nga shumë vende.
Vlerësohet se më shumë se 3 miliardë dollare monedha virtuale gjenden në qarkullim në mbarë botën.
Në muajin prill, Japonia e ka njohur Bitcoin si një mondedhë ligjore, edhe pse vendet tjera kanë ngurruar të bëjnë më këtë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?