Serbët e Kosovës s’do ta pranojnë asnjëherë në asnjë formë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Kështu ka deklaruar për Tribuna Channel Deputeti i Kuvendit nga kjo parti, Igor Simiq.
Ai në një bisedë telefonike tha se serbët e Kosovës e njohin vetëm NATO-n në Kosovë.“Në Kosovë, ne njohim vetëm forcat e NATO-s apo forca të tjera të huaja, por jo një ushtri të Kosovës. Kosovarët po ikin nga vendi , por jo për shkak të mungesë së një ushtrie por sepse në Kosovë nuk ka prosperitet, nuk ka zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rintë. Kjo më shumë është një cështje që po bisedohet për tu larguar nga reaiteti dhe problemet reale e të vërtëta që i ka Kosova. Ne si Lista Serbe nuk do të votojmë pro Ushtrisë së Kosovës, JO”, tha ai.
Simiq bëri thirrje që sa më parë të bëhet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se pala kosovare duhet t’i plotësojë 15 pikat e marrëveshjes së Brukselit.“Nuk mund të them një datë apo kohë të saktë se kur do të ndodh kjo sepse kjo çështje veçse do të duhej të kishte përfunduar kohë më parë. Janë 15 pika, prej këtyre pikave nuk janë plotësuar ato që me të vërtetë kemi dashur ne nga Prishtina. Ne duam vetëm një jetë më të mirë për serbët në Kosovë dhe Metohi, kjo është brenga jonë e vetme.
Ne nuk do të kërkojmë asnjëherë gjëra të cilat do të jenë kundër shqiptarëve apo në dëm të shqiptarëve, jeta më e mirë e serbëve në Kosovë është brengë e jona. Duam që të drejtat e serbëve të plotësohen dhe jo të lihen anash në asnjë mënyrë. Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbush të gjitha pikat që janë dhe do të jenë në marrëveshje për serbët e Kosovës.”Ai ndër të tjera deklaroi se Lista serbe ka fituar më së shumti komuna në Kosovë, dhe sipas tij kjo gjë duhet të shfrytëzohet që serbët e Kosovës t’i kenë të drejtat e tyre elementare./Tribuna Channel/
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...