Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje pasditen e sotme (e martë) dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Huddersfieldit në Premierë Ligë.
Gjermani mungoi në vikend në fitoren ndaj Burnleyt për shkak se ishte i sëmur, por tani është rikuperuar dhe mori pjesën në seancën e fundit të stërvitjeve para ndeshjes mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Arsene Wenger duhet ende të bëjë një vlerësim nëse Ozil është rikuperuar plotësisht dhe nëse është gatshëm për të filluar ndeshjen, megjithëse duke në gjendje të rregull gjatë stërvitjeve.
Arsenali ishte në mungesë të kreativitetit në mesfushë në fitoren ndaj Burnleyt duke siguruar tri pikë në minutat shtesë të ndeshjes përmes penalltisë./arbresh.info/
Back in team training 👍🏼😉⚽ #COYG @Arsenal pic.twitter.com/65FBH3xZgd
— Mesut Özil (@M10) November 28, 2017
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...