De Rossi dënohet rëndë për shpullën ndaj sulmuesit të Genoas

17:04 | 28 Nëntor 2017
Arbresh Info

Daniele De Rossi i AS Romas është dënuar me dy ndeshje moslojë për shpullën ndaj Gianluca Lapadulas në ndeshjen ndaj Genoas.

“Giallorossët” ishin duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në minutën e 69′ të ndeshjes para se kapiteni i skuadrës në mënyrë të pashpjegueshme goditi në fytyrë sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Neymar shkakton trazira në Barcelonë, lojtarët nuk janë të lumtur

Momenti kur De Rossi goditi shpullë kundërshtarin

De Rossi ishte detyruar të largohet nga fusha dhe Lapadula shënoi nga penalltia, por mesfushori tani është dënuar me dy ndeshje moslojë.

Serie A e fajëson atë për “sjelljen aspak sportive” dhe lojtari do të mungoj ndaj Spalit dhe Chievos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme