Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku për nder të 28 nëntorit kanë bërë homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit në Skenderajt dhe kompleksit të Jasharajve në Prekaz.
Lladrovci më pastaj ka vazhduar homazhet edhe në Polac dhe Gllanasellë ku ka vënë kurora lulesh tek varrezat të dëshmorëve.
Postimi i plotë:
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, kthimit të Skënderbeut në Krujë, Ditës së Pavarësisë, daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, sot, me bashkëpunëtorë dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, kemi bërë homazhe dhe kemi vënë kurora me lule pranë shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Skenderaj dhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
Më pastaj, me drejtorët e drejtorive të Drenasit, kam vizituar edhe kullën e Bacit Rifat në Prekaz.
Po ashtu, sot kam bërë homazhe dhe kam vënë kurora lulesh edhe në varrezat e dëshmorëve në Polac dhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit.
Urime dhe gëzuar 28 Nëntori!.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media