Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, ka deklaruar se Ëilian duhet ta pranojë statusin e tij në skuadrën e Chelseat.
Braziliani ka startuar në vetëm nëntë ndeshje për kampionët e Premierligës në këtë sezon dhe ka kompletuar vetëm 45 minuta në gjashtë ndeshjet e fundit.
Williani javën e kaluar ka zbuluar se Manchester United është i interesuar për shërbimet e tij dhe se është i zemëruar që nuk po selektohet nga Conte, raporton Metro.co.uk, transmeton arbresh.info.
Conte është pyetur nga gazetarët rreth situatës së mesfushorit brazilian.
“Pse jeni duke më pyetur për Wilian dhe jo për Eden Hazard ose Pedro. Ata kënë situatën e njëjtë çdo ndeshje dhe çdo ndeshje unë marrë vendimin se cili nga ta duhet të luajë”, ka deklaruar Conte.
“Unë po e përsëris se lojtarët duhet të jenë të lumtur për të qëndruar në Chelsea, të jenë të lumtur për të luajtur për Chelsea dhe për tifozët tanë. Ata duhet të jenë të lumtur startuan apo nuk startuan nga minuta e parë por une mendoj se kam lojtarë që janë të menqur dhe e pranojnë këtë situatë”, përfundoi trajneri italian.
Willian shënoi golin e barazimit ndaj Liverpoolit për t’ia siguruar një pikë kampionëve aktual. /arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele