Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Valencias është ende duke u komentuar pas gafës së madhe të gjyqtarëve të ndeshjes.
Lionel Messi ishte viktim e asaj gafe pasi nuk iu pranua goli i pastërt në minutën e 30, transmeton arbresh.info.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.
Por, Barça kishte mundur të marrë tre pikët sikurse goli i Messit do të ishte pranuar.
Asistenti i gjyqtarit kryesor, Enrique Jose Ramos Ferreiros, kishte dështuar të vërej se a kishte kaluar topi vijën e golës apo jo.
Futbollistët e klubit katalan ishin të zemëruar me vendimin e gjyqtarit Iglesias Villanueva dhe Ramos Ferreiros duke kunndërshtuar ashpër vendimin.
Sipas televizionit spanjoll El Dia Despues, ishte sulmuesi Suarez ai cili reagoi ashpër ndaj asistentit Ferreiros.
“Ti je dh***. Ti je një shkurtabiq”, besohet se këto ishin fjalët e Suarezit në drejtim të Ferreiros. /arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion