Google ADS

Kryeministri Haradinaj uron shqiptarët, thotë se kjo ditë na bënë krenar

13:18 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntor. Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se kjo ditë na jep nder e na bënë krenar.

Haradinaj ka thënë se dita e flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook:

Dita e Flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë.

“28 Nëntori” i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

Kjo ditë na jep nder e na bën krenar!

RH”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme