Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë ka njoftuar se çështja e hyrjes pa viza në BE për shtetasit turq do të zgjidhet së shpejti, raporton Hurryiet Daily.
“Ne jemi duke punuar ngushtë me Turqinë në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të informojmë qytetarët turq në të ardhmen e afërt lajmin e gëzuar për mundësinë për të udhëtuar në vendet e BE-së pa viza duke përdorur pasaportat biometrike”, tha Dimitris Avramopoulos, transmeton portali arbresh.info
“Aktualisht ne jemi në fazën përfundimtare të negociatave. Heqja e kërkesave për viza do të lejojë njerëzit të mbajnë më aktivisht kontakte me njëri-tjetrin dhe të forcojnë partneritetin tonë”, shtoi komisionari.
Avramopulos tha se priste me padurim vizitën e ardhshme të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Greqi. Vizita dy ditore, që do të mbahet me 7-8 dhjetor, do të jetë vizita e parë e një kreu turk në Greqi në 65 vjet./Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...