Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, në ditën kur edhe po shënohet 28 Nëntori, ka hedhur kritika ndaj autoriteteve vendore.
Ajo përmes një statusi në profilin e saj në facebook ka shkruar se edhe në këtë 28 Nëntor ende s’u gjetë një vend për Ty në Kryeqytetin e Republikës Komandant.
Musliu ka uruar gjithë shqiptarët për këtë ditë feste, megjithatë ajo nuk po ndihet e kënaqur pasi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nuk i është gjetur një vend tash e sa vite, për shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Ky është shkrimi i plotë i saj në facebook:
”Edhe në këtë 28 Nëntor ende s’u gjetë një vend për Ty në Kryeqytetin e Republikës Komandant!
Duke uruar që Nëntorin tjetër, në 20 vjetorin e pavdeksisë tënde te na bashkosh të gjithëve në Prishtinë, të gjithë shqiptarëve, ju uroj ditën emblematike të Kombit tonë, Urime 28 Nëntori!??”, përfundon Ganimete Musliu.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës